Flash News

E-TJERA

Integrimi evropian/ Merkel: Shqipëria dhe RMV kanë mbështetjen e BE, Rama: Jemi peng i nacionalizimit

Integrimi evropian/ Merkel: Shqipëria dhe RMV kanë mbështetjen e

Në konferencën e përbashkët mes kryeministri Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel, dy krerët u ndalën edhe të integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kancelarja gjermane u shpreh se se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë pasur mbështetjen e vendeve të BE-së në rrugën drejt integrimit evropian, duke theksuar se të dyja vendet kanë arritur diçka.

“Unë sigurisht që nuk kam ndërmend të luaj rol aktiv politik, por do të jem mike e rajonit, do të jap këshilla. Përvojat për veton janë bërë disa herë, nuk ka të bëjë vetëm me rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Unë jam shpresëplotë. Kemi bërë një farë pune, kemi pasur disa arritje. Sigurisht Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë pasur mbështetjen e të gjitha vendeve të BE për të hapur negociatat, e kemi fjalën për konferencën ndërqeveritare”, tha Merkel.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama e cilësoi rrugën drejt integrimit evropian si ‘peng’ të nacionalistëve.

“Unë mund të them këtë që, dikur, kur vendet e Ballkanit ishin në konflikte të mëdha apo sapo dilnin nga konfliktet thuhej që procesi i anëtarësimit në BE do të zbuste nacionalizmin. Por ne sot jemi peng të nacionalizmave në BE. Sot në BE s’kemi asnjë qeveri nacionaliste, por në disa vende, nacionalistët dhe ekstremi i djathtë ndikojnë. Kjo që po ndodh sot është pengmarrje e procesit të integrimit nga një vlagë nacionalizmi në një vend. E dyta duke qenë se kancelaren e kemi këtu, asnjëherë deri më sot, kancelaria s’e ka lidhur procesin e integrimit të Rajonit me çështjet e brendshme, nuk e them këtë për vende të tjera. Shtoj këtu edhe kur Merkel qëndroi e vetme në Evropë ku hapi dyert për emigrantët sirianë, kjo s’u bë problem i çështjeve të brendshme atje”, tha Rama.

 

Të fundit