Flash News

E-TJERA

Investimi në Sazan, Grenell: Do të bashkëpunojmë me cilindo udhëheqës që zgjedhin shqiptarët

Investimi në Sazan, Grenell: Do të bashkëpunojmë me cilindo

Ish-ambasadori Richard Grenell ka folur rreth investimit që pritet të bëhet në ishullin e Sazanit nga Jared Kushner.

Duke folur në Syri tv, ai tha se administrata amerikane bashkëpunon me çdo udhëheqës që e zgjedhin shqiptarët sepse ky projekt sipas tij, do të zgjasë në dekada.

Grenell: Së pari, unë jam konservator, unë besoj në parimet konservatore dhe dua që sektori privat të ketë mundësitë të bëjë atë që bën ky sektor: të hapë vende pune. Sektori privat e rrit ekonominë, jo qeveria.

Qeveria dhe të gjithë aktorët e se majtës ekstreme që besojnë në qeveritë e fuqishme, kanë iluzionin se qeveria hap vende pune, kur përkundrazi, qeveria bëhet pengesë. Populli shqiptar e njeh historinë e tij dhe e di se kur qeveria kontrollon sektorin privat, vijnë vetëm fatkeqësi. Ne duhet të kemi sa më shumë privatizim dhe liri për kapitalistët dhe për ata që besojnë në rritjen ekonomike.

Ky projekt konkretisht nuk është projekt i politikës dhe ne do të bashkëpunojmë me cilindo udhëheqës të zgjedhë populli shqiptar. Ne kemi bashkëpunuar edhe me kryeministrin Rama. As politika botërore, as ajo amerikane, dhe as ajo e rajonit nuk kanë ndikuar këtë projekt. Me zhvillimin e këtij projekti i cili do të ekzistojë për dekada, ne do të bashkëpunojmë me cilindo udhëheqës zgjedh populli shqiptar.

Të fundit