Flash News

E-TJERA

Irani sulmoi sistemin TIMS në Shqipëri, paralizohen pikat kufitare në të gjithë vendin

Irani sulmoi sistemin TIMS në Shqipëri, paralizohen pikat kufitare

Sistemi TIMS në Shqipëri u bllokua nga një sulm kibernetik prej Iranit.

Lajmi u konfirmua nga kryeministri Edi Rama. Për pasojë, në të gjitha pikat kufitare të vendit prej disa orësh janë shkaktuar radhë të gjata pasi punonjësit e doganës janë duke punuar me regjistra në mënyrë manuale.

Kështu, prej natës së mbrëmshme puna po ecën me ritme të ngadalta në pikën kufitare të Kapshticës.

Ndërkohë sot, në aeroportin e Rinasit qindra pasagjerë presin në radhë të gjata. Po ashtu, puna është bllokuar edhe në portin e Vlorës pasi sportelet nuk punojnë, teksa qytetarët po presin.

Gjithashtu, qindra qytetarë që duan të kalojnë në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut nëpërmjet doganës së Bllatës në Dibër po qëndrojnë në radhë pasi sistemi nuk funksionin prej disa orësh. Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara.

Gjithçka ndodhi 3 ditë pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin pasi u konfirmua se sulmi kibernetik i verës ndodhi pikërisht nga organizma të këtij shteti.  

 

 

Të fundit