Flash News

E-TJERA

Ironia e Fugës: Pata frikë se mos ndodhte ndonjë ndryshim në këto zgjedhje dhe më dilte jashtë aktualiteti libri im

Ironia e Fugës: Pata frikë se mos ndodhte ndonjë ndryshim në

Akademiku Artan Fuga nuk ka kursyer ironitë, ndërsa tema e ditës është rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan me tone ironie se gjatë fushatës pati frikë se mos ndodhte ndonjë ndryshim në këto zgjedhje dhe i dilte jashtë aktualitetit libri ‘ORIGJINAT E PUSHTETIT, PRONËS, PASURISË në Shqipërinë pastotalitare!

“Pata frikë gjatë gjithë fushatës elektorale se mos ndodhte ndonjë ndryshim në këto zgjedhje dhe më dilte jashtë aktualitetit botimi im ORIGJINAT E PUSHTETIT, PRONËS, PASURISË në Shqipërinë pastotalitare!
Nuk vërtetoheshin parashikimet dhe analizat në të! Edhe ndodh se njerëz jemi, gabojmë!

Me dy vëllime:
Shoqëria Periferike
Shoqëria Piramidale
Kush bënte ripunim!
Por, jo, fatmirësisht nuk ndodhi drama!
Gjithçka vazhdon si në 1917!
Libri vazhdon të jetë i vlefshëm, uroj sa më gjatë!”, shkruan Fuga.

Të fundit