Flash News

E-TJERA

Ish-Avokatja e Shtetit nuk e kalon vettingun, KPK konstaton probleme me pasurinë

Ish-Avokatja e Shtetit nuk e kalon vettingun, KPK konstaton probleme me
Alma Hicka

Gjyqtarja Alma Hicka, ish-Avokate e Shtetit dhe kandidate për në Gjykatën e Lartë nuk ka kaluar vettingun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka shkarkuar nga detyra pasi kishte probleme me pasurinë.

Kryesuesja e trupës gjykuese, e cila shpalli edhe vendimin ishte Etleda Çiftja.

Këshilli i Lartë Gjyqësor e emëroi disa javë më parë gjyqtare në Tiranë, Alma Hickën.

Hicka u emërua Avokate e Shtetit nga kryeministri Edi Rama, në 5 nëntor të vitit 2013 dhe u largua nga detyra në 2018-ën.

Të fundit