Flash News

E-TJERA

Ish-deputeti i PD ngre padi penale ndaj Bujar Nishanit, e akuzon për shpifje

Ish-deputeti i PD ngre padi penale ndaj Bujar Nishanit, e akuzon për

ish-deputeti i PD në Shkodër, Romeo Gurakuqi ka depozituar një padi penale ndaj ish-presidentit, njëherësh një nga pesë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për listat e deputetëve në zgjedhjet e 25 prillit pranë PD, Bujar Nishanit.

Ish-deputeti e akuzon Nishanin për shpifje. Kërkesa i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.  

Në një status në rrjetet sociale, një ditë më parë Nishani i kërkoi Gurakuqit  të lexonte në arkivin e Sigurimit të Shtetit (në Ministrinë e Brendshme) kartelën Nr. 379, të datës 08.01.1949, të rekrutimit të “SATELITIT” prej oficerit të sigurimit, Anastas Bojaxhi dhe kartelen Nr. 2641 të datës 27.02.1980, të rekrutimit të “VIGJILENTIT”, prej oficerit të sigurimit, Selfo Islami.

Ish-deputeti reagoi menjëherë duke e cilësuar shpifje qëndrimin e ish presidentit, shoqëriuar edhe me dokumentin nga Autoriteti per Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Personazhet e cituara nga Nishani sipas tij nuk kane te bëjnë me të dhe me asnjë anëtarë te familjes.

Ish-deputeti i PD ngre padi penale ndaj Bujar Nishanit, e akuzon për

Të fundit