Flash News

E-TJERA

Ish-deputeti përfshihet në aksident pranë Stadiumit “Air Albania”, fotot nga vendi i ngjarjes

Ish-deputeti përfshihet në aksident pranë Stadiumit “Air

Ish-deputeti Aqif Rakipi është përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur pranë Stadiumit “Air Albania” në Tiranë, kur makina e ish deputetit është përplasur me një automjet tjetër. Deri tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Në fotot e publikuara nga gazeta Panorama, shihet se Rakipi qëndron në këmbë pranë mjetit të tij, ndërsa ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Ish-deputeti përfshihet në aksident pranë Stadiumit “Air

Ish-deputeti përfshihet në aksident pranë Stadiumit “Air

Kujtojmë se Aqif Rakipi, më herët ka qenë ish deputet i PDIU-së, por nuk kandidon në këto zgjedhje për shkak të problemeve me ligjin e dekriminalizimit, por djali i tij është kandidat në listën e PS.

Në gusht të vitit 2017, Rakipi përplasi për vdekje një këmbësor, por një vit më vonë u shpall i pafajshëm. Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, në momentin që Rakipi udhëtonte me mjetin e tij dhe një qytetar i identifikuar si Seit Sorra zbriti nga furgoni dhe kaloi rrugën.

 

 

 

Të fundit