Flash News

E-TJERA

Ish-drejtori i SHISH në Berat dhe djali i tij në hetim për lojëra fati, armë dhe sekrete shtetërore

Ish-drejtori i SHISH në Berat dhe djali i tij në hetim për

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit (ShIK) në Berat, shtetasi A.Sh., dhe djali i tij, P.Sh., janë marrë në hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për disa vepra penale, përfshirë organizimin e lojërave të fatit pa leje, mbajtjen dhe prodhimin e armëve, si dhe tregimin e sekretit shtetëror.

Hetimet e nisura mbi procedimin penal nr. 370 të vitit 2023 zbuluan se në një lokal në lagjen ‘30 Vjetori’, të drejtuar nga P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati online. Gjatë kontrollit u konstatuan kompjuterë të ndezur ku shfaqeshin lojëra të ngjashme me ato të Adex Casino, të cilat funksiononin përmes një software-i të instaluar dhe lidhjes në internet.

Në banesën e A.Sh., u gjetën disa krehra armësh me fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”, që përmbanin materiale të klasifikuara si “sekret” dhe administrohen vetëm nga SHISH. A.Sh. deklaroi se fishekët janë marrë si suvenir nga godina e vjetër e ShIK-ut dhe se materialet janë ruajtur gabimisht në banesë pasi ai nuk ushtronte më detyrën.

Prokuroria njofton se veprimet e A.Sh. dhe P.Sh. përbëjnë shkelje të ligjit, duke përfshirë marrjen dhe përhapjen e informacionit sekret në mënyrë të paautorizuar. Hetimi konfirmon se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen, duke përfshirë edhe shkeljen e rregullave të sigurisë për informacionin e klasifikuar.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa Prokuroria vlerëson si të mjaftueshme provat për të ndjekur penalisht të dy personat.

Të fundit