Flash News

E-TJERA

Ish-drejtuesi i FRESSH tregon arsyen pse kaloi nga PS tek PD: Basha lider europian, PS më e kapur se kurrë

Ish-drejtuesi i FRESSH tregon arsyen pse kaloi nga PS tek PD: Basha lider

Ish-kreu i FRESSH Durrës Ardit Kërtusha para një jave doli publikisht hapur në mbështetje të Lulzim Bashës, teksa ka treguar arsyet e kalimit nga PS tek PD. Sipas tij, PS e Durrësit është më e kapur se kurrë dhe se socialistët e vjetër sot janë në hije, të padëgjuar dhe të nëmëkëmbur më shumë se kurrë

“PS në Durrës është tashmë më e kapur se kurrë, parti që mbahet nga Dako që është i larguar nga detyra e kryebashkiakut, por vazhdon prapa kuintave të jetë i pari në këtë qytet. Situata në këtë qark është problematike dhe ndaj Rama vendosi të jetë i 8-ti në listën e këtij qarku. Problematikat e tij i kam diskutuar me të gjithë grupin dhe më propozuan për kryetar të PS në degën e Durrësit. E pamë që zëri jonë nuk u dëgjua dhe kritikat nuk kishin përfaqësi dhe thamë pse jo, të japim kontributin tonë politik në Durrës. Ajo PS që kemi njohur më parë është inekzistente. Socialistët e vërtetë janë në hije, të padëgjuar dhe të nëmëkëmbur më shumë se kurrë. Ishte një vendim i vështirë por i domosdosshëm për të dhënë kontributin tonë në ndryshimin që gjithë shqiptarët presin më 25 Pril”, tha Kertusha per 'Zone e Lire'. 

Kërtusha shtoi më tej se Basha është një lider europian dhe sipas tij 99% e shqiptarëve do e pranonin për kryeministër po ta takonin personalisht.

“Kam takuar Lulzim Bashën, është një lider normal, një lider europian. Jam i sigurtë se nëse do të kishte kohë dhe të takonte personalisht shqiptarët, atëherë të jeni të sigurtë se mbi 99 % e shqiptarëve do e pranojnë si Kryeministrin e ardhshëm”, tha Kërtusha.

Të fundit