Flash News

E-TJERA

I dënuar për armëmbajtje pa leje dhe kandidat për Këshill Bashkiak, kush është Ardian Nikulaj

I dënuar për armëmbajtje pa leje dhe kandidat për

Personi që shihni në foto është biznesmeni Ardian Nikulaj, i ekzekutuar sot në një lokal në Shëngjin. Nikulaj ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, duke garuar nën logon e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.

I dënuar për armëmbajtje pa leje dhe kandidat për

Nikulaj dyshohet se është ekzekutuar nga dy persona të cilët lëviznin me motor. Autori ka qenë i maskuar me skafander në momentin që ka qëlluar në drejtim të tij.

Aktualisht Nikulaj kandidonte në zgjedhjet e 14 majit për anëtar në Këshillin Bashkiak të Lezhës, po nën logon e PSD-së.

I dënuar për armëmbajtje pa leje dhe kandidat për

Nikulaj kishte në pronësi një resort luksoz në zonën e Ranës së Hedhun. Nuk dihen ende shkaqet që çuan në ekzekutimin e 51-vjeçarit. Ardian Nikulaj ka qenë në vitin 2003 i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe në 2006 për kontrabandë e falsifikim. Deri në vitin 2003, viktima mbante mbiemrin Marku, për ta ndërruar më vonë në Nikulaj.

I dënuar për armëmbajtje pa leje dhe kandidat për

Të fundit