Flash News

E-TJERA

Ish-kandidati i Bashës vihet në pranga për falsifikim diplomash

Ish-kandidati i Bashës vihet në pranga për falsifikim diplomash

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 51-vjeçarin Abas Tafa, i dyshuar për përfshirje në një aktivitet të paligjshëm të falsifikimit të dokumenteve arsimore dhe profesionale.

Sipas hetimeve paraprake, në një ambient në zonën e Zall-Bastarit dyshohet se ishte ngritur një laborator i pajisur për prodhimin e diplomave të shkollave të mesme, diplomave universitare, listave të notave dhe licencave profesionale.

Tafa rezulton të ketë qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025, në siglën e Koalicionit EuroAtlantik të drejtuar nga Lulzim Basha.

Sipas burimeve policore, në ambientin e kontrolluar janë gjetur pajisje të posaçme që dyshohet se përdoreshin për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.

I arrestuari ka ushtruar prej vitesh profesionin e mësuesit të gjuhës dhe letërsisë. Ai nuk ka dhënë deklarime gjatë marrjes në pyetje, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari.



Të fundit