Flash News

Bota

Ish-ministri dënohet me 4 muaj burg për p*rnografi me fëmijë

Ish-ministri dënohet me 4 muaj burg për p*rnografi me fëmijë

Ish-Ministri i Industrisë së Danimarkës dhe ish-anëtar i Partisë Socialdemokrate, Henrik Sasse Larsen, është dënuar me katër muaj burg për posedim të pornografisë me fëmijë.

Sipas mediave lokale, Larsen kishte në zotërim mbi 6,000 fotografi dhe 2,000 video me përmbajtje të ndaluar.

Ai nuk e mohoi posedimin, por pretendoi para gjykatës se po kërkonte prova të një përdhunimi që kishte përjetuar vetë si fëmijë, kur ishte rreth tre vjeç.

Rrëfimi tronditës në gjykatë

Gjatë ditës së parë të gjyqit, Larsen tronditi sallën gjyqësore duke rrëfyer se kishte marrë një email me një video ku pretendonte se ishte vetë viktimë e përdhunimit në moshën trevjeçare. Sipas tij, më pas kishte marrë edhe një tjetër video ku ishte i pranishëm në një tjetër akt të rëndë dhune seksuale ndaj një vajze të vogël.

Të dy videot, sipas tij, ishin zhdukur menjëherë pasi u shfaqën. Ish-ministri deklaroi se kishte nisur të kërkonte autorët dhe nuk kishte kontaktuar policinë, për çka u shpreh i penduar në gjykatë.

Rasti shpërtheuë pranverën e kaluar, duke çuar menjëherë në përjashtimin e Henrik Sasse Larsen nga radhët e Partisë Socialdemokrate, ku ai kishte shërbyer për shumë vite si figurë kyçe politike.

Të fundit