Flash News

E-TJERA

Ish-ministri i Financave në Greqi mbështet kandidatin e pavarur për Dibrën, Elton Debreshi

Ish-ministri i Financave në Greqi mbështet kandidatin e pavarur

Ish-ministri i Financave të Greqisë, Yanis Varoufakis ka shprehur hapur mbështetjen e tij për kandidatin e Pavarur për deputet për Qarkun e Dibrës, Elton Debreshi. Ai ka shpërndarë në Twitter një postim të Progresives Internacionale ku flitet për kandidaturën e Debreshit dhe shprehet mjaft i lumtur

"Shumë i lumtur të raportoj se në Shqipëri po formohet një lëvizje e re dhe e pabesueshme. Këtu është Elton Debreshi, i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës të Shqipërisë. Shikoni videon dhe mbështesni luftën e tyre përkrah Progresives Internacionale" shkruan Yanis Varoufakis në Twitter.

Lidhur me këtë mbështetje që i ka ardhur nga ish-zyrtari i lartë grek ka reaguar dhe vetë Elton Debreshi.

"Falenderoj per mbeshtetjen e shprehur ndaj kandidatures time te pavarur Yanis Varoufakis
-in, ish-Minister i Financave te Greqise gjate vitit te veshtire 2015, aktualisht kryetar i partise Mera25 ne parlamentin grek dhe bashkethemelues i levizjes mbare-evropiane Progressive International.
Zeri i perpjekjes sone te perbashket nga Kuvendi i Shqiperise do kete jehone nderkombetare nga te gjithe ata njerez te ndershem qe perpiqen te ndertojne nje shoqeri me te drejte. Se bashku, do ia dalim!" shkruan Debreshi në rrjetet sociale.

Të fundit