Flash News

E-TJERA

Ish-ministri Malaj tregon rreziqet me të cilat mund të përballet Shqipëria në 2024

Ish-ministri Malaj tregon rreziqet me të cilat mund të përballet

 

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka bërë një analizë për situatën ekonomike të vitit të kaluar për Shqipërinë, por edhe ka komentuar si mund të paraqitet situata në vitin 2024.

Malaj u shpreh në News24 se nëse nuk do të ketë goditje të jashtme, si konfliktet botërore që mund të ndikojnë burimet energjetike, viti i ardhshëm do jetë i ngjashëm me atë që po lëmë pas.

“Qeveria mori disa të ardhura nga inflacioni këtë vit. Nëse nuk do të ketë goditje të jashtme viti i ardhshëm do jetë i ngjashëm me atë të kaluarin. Në rreziqet e jashtme analizohet kriza energjetike, ndaj duhet të shpresojmë se konflikti në Izrael nuk do të përhapet në rajon, si psh në Iran.

Rreziku i tretë është inflacioni, i cili edhe pse po mbahet nën kontroll influencohet lehtë nga zhvillimet që ndodhin. I fundit po jo më pak i rëndësishëm është sfida me kursin e këmbimit.

Largimi masiv mbetet po ashtu problematikë. Krahu i punës është në rrezik nëse shumë njerëz largohen. Flasim për mundësinë e rritjes së largimeve nga puna. Duhet të ketë reforma për kapitalin njerëzor, arsimi, shëndetësia, trajnimet, etj. Këto nuk duhet të nënvlerësohen", tha Malaj.

Të fundit