Flash News

E-TJERA

Ish-ministrja e PS: Basha është kryeadmirues i Ramës, kur e kritikova më bëri bllok në Facebook

Ish-ministrja e PS: Basha është kryeadmirues i Ramës, kur e

Milena Harito, ish-ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike në qeverinë Rama, aktualisht në kabinetin e  kompanisë “Orange” në Francë, është pyetur se si e sheh opozitën e drejtuar nga Lulzim Basha.

E ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Harito thotë se Basha është kryeadmirues i Edi Ramës. Për këtë sipas saj, sa të jetë Basha në krye të PD, Rama do jetë kryeministër.

Basha ka probleme shumë serioze. Më kujtohet kur isha ministre që mora një informacion që ai nuk kishte marrë diplomën e universitetit.

Shkruajta një status në facebook që Lulzim Basha duhet të bënte publike diplomën. Por më bën block direkt. Ky ishte kulmi. Në vend të jesh transparent ti e ngre karrierën mbi bazën e një gënjeshtre. 

Për mua Lulzim Basha është kryeadmiruesi i Edi Ramës. Sa të jetë Lulzim Basha kryetar i PD, Edi Rama do jetë kryeministër”, u shpreh ish-ministrja.

                                                                                                                                                 

 

Të fundit