Flash News

E-TJERA

Ish-prokurori Beci: Më e lehtë një vrasje në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit se në ‘Rrugën e Durrësit’

Ish-prokurori Beci: Më e lehtë një vrasje në burgun e

Ish-prokurori Eugen Beci tha se më lehtë ndodhi një vrasje në burgun e Peqinit se sa në rrugën e Durrësit.

I ftuar në News 24, Beci deklaron se regjimi i burgjeve ka çeduar.

“Regjimi i burgjeve, iku ka çeduar. Sistemi i burgjeve në një burg të sigurisë së lartë të neglizhojë për kamerat. Edhe në Greqi zbriti helikopteri por minimalisht kamerat e panë. Themi një shprehje të famshme që u bë filozofike nga Ministria e Drejtësisë, që “situata është e pashpresë, por jo serioze”.

Kështu është situata në burgjet këtu. Mua nuk më intereson fati personal të një personi. U bë një vrasje në burgun e sigurisë së lartë më lehtë se ç’mund të bëhet në Rrugën e Durrësit. Kjo është situata në burgjet. Përgjegjësinë për jetën e çdo të dënuari e ka shteti.

Ai që i ka dhënë dronit, ka qenë bashkëpunëtor. Ai që nuk ka pasur kamerat në punë, është bashkëpunëtor. Siguria e institucionit është cenuar në mënyrë serioze. Siguria në burgun e Peqinit është bërë si kullojës makaronash”, tha Beci.

 

 

Të fundit