Flash News

E-TJERA

Ishin në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Rinas një polak dhe një turk

Ishin në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Rinas

Shërbimet e Policisë Kufitare, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gate”, kapën në Rinas dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, një shtetas polak dhe një shtetas turk, të dy të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Gjatë operacionit u arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimin, shtetasit:

Robert Chojnacki, 52 vjeç, banues në Poloni. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Varshava, pasi Gjykata Lokale e Poznan, Poloni, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal” parashikuar nga legjislacioni penal polak;

O. O., 53 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Gjermani. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata Lokale e Hildesheim, Gjermani, në vitin 2021, ka nxjerrë urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, parashikuar nga legjislacioni penal gjerman.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtyre personave drejt Polonisë dhe Gjermanisë.

Të fundit