Flash News

E-TJERA

Të vaksinuar me dy doza Pfizer/ Dy raste të dyshuara me Delta në Pogradec, u identifikuan nga dogana greke

Të vaksinuar me dy doza Pfizer/ Dy raste të dyshuara me Delta në

Dy persona të dyshuar si të infektuar me variantin “Delta” të virusit Covid 19 janë identifikuar në doganën e Kapshticës. Mësohet se bëhet fjalë për një familje nga një fshat i Pogradecit.

Ata janë kthyer pas në doganën e Kapshticës pasi kanë bërë Rapid Testin në palën greke. Burime bëjnë me dije se të dy rastet e dyshuara me variantin “Delta” kanë qenë të vaksinuar me 2 doza të Pfizer.

Të infektuarit janë karantinuar, gjithashtu dhe kontaktet e tyre. Pritet përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë për ta konfirmuar.

Vlen të theksohet se sot, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino tha sot se gjashtë nga personat që janë infekstuar me variantin Delta në Shqipëri, kanë qenë të vaksinuar me Astrazeneca, Pfizer dhe Coronavac.

Të fundit