Flash News

E-TJERA

ISHP përgënjeshtron lajmin: Në Shqipëri nuk është identifikuar varianti Delta

ISHP përgënjeshtron lajmin: Në Shqipëri nuk është

Instituti i Shëndetit Publik ka përgënjeshtruar lajmin se në Shqipëri është shfaqur varianti Delta i Covid-19. Më herët në media qarkulloi lajmi se në vendin tonë ishin konfrimuar dy raste me variantin Delta në qarkun e Gjirokastrës.

ISHP thotë se po monitorn situatën dhe se për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës.

"Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta. Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtoj varianti në vendin tonë.

Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni", thuhet në njoftimin e ISHP-së.

Vijon...

 

Të fundit