Flash News

E-TJERA

Ishte kthyer ditët e fundit në Shqipëri, por Gentjan Bejtja nuk rezulton i regjistruar në TIMS

Ishte kthyer ditët e fundit në Shqipëri, por Gentjan Bejtja nuk

Gentjan Bejtja dyshohet të jetë shënjestra e atentatit të ndodhur një ditë më parë pak pas mesnate në Krujë, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të Bejtjas.

Siç raporton gazetarja e Abc Neës, Xhensila Kodra Bejtja kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit, megjithatë nuk rezulton të jetë i regjistruar në sistemin TIMS.

Nga të dhënat rezulton se Bejtja ka kërkuar azil në vende të ndryshme, por i është refuzuar.

“Bejtja kishte 4-5 ditët e fundit që ishte kthyer jashtë territorit shqiptar. Zyrtarisht, sipas burimeve të policisë, më është konfirmuar se ai nuk është rezulton i regjistruar në sistemin TIMS, çka dyshohet se mund të ketë hyrë në mënyrë ilegale. Nga të dhënat që kemi mundur të sigurojmë, ka kërkuar azil në disa vende të ndryshme si Norvegji, Suedi, ku i është refuzuar. Nuk dihet se në cilin vend ka jetuar së fundmi, por nga të dhënat që policia ka siguruar në dy ditët e fundit, ka zbuluar se Bejtja ishte kthyer nga jashtë territorit shqiptar”, raportoi Kodra.

 

Të fundit