Flash News

E-TJERA

Ishte shpallur në kërkim për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, arrestohet një tjetër numërues

Ishte shpallur në kërkim për falsifikim të rezultatit

Arrestohet një tjetër numërues votash i shpallur në kërkim pasi akuzohet se falsifikoi materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të 25 prillit.

Sipas policisë, O. B., 37 vjeç, akuzohet se bashkë me 6 numërues të tjerë, të cilët gjykata e Elbasanit sot i la të lirë pak ditë pas arrestimit, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

“Falsifikoi materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, vihet në pranga edhe 1 shtetas tjetër (numërues votash), i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve", për shtetasin:

O. B., 37 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Prrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë), të cilët kanë patur si detyrë numërimin e votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore”, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

 

Të fundit