Flash News

E-TJERA

Ishulli i Sazanit në flakë, Ministria e Mbrojtjes: Terreni vështirëson fikjen e zjarrit

Ishulli i Sazanit në flakë, Ministria e Mbrojtjes: Terreni

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për zjarrin që ka përfshirë Ishullin e Sazanit, ku po digjen sipërfaqe me bimësi dh shkurre në Plazhin e Gjeneralit.

Peleshi shkruan se janë angazhuar 61 efektivë, por terreni dhe bimësia e bëjnë të vështirë neutralizimin dhe fikjen e zjarrit.

“Që prej mesditës, 61 efektivë, kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit.

Përpjekjet maskimale vijojnë në kushte tepër të vështira ku terreni dhe bimësia vështirësojnë fikjen e zjarrit”, shkruan Peleshi.

 

Të fundit