Flash News

E-TJERA

Itali/ Po arratiseshin me ‘Audi-n’ e vjedhur, 18-vjeçari shqiptar vdes në aksident, plagoset shoku

Itali/ Po arratiseshin me ‘Audi-n’ e vjedhur, 18-vjeçari

Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e 12 shtatorit, në Bolonja.

Një 18-vjeçar shqiptar humbi jetën, ndërsa një 19-vjeçar u dërgua në Spitalin Maggiore në gjendje të rëndë.

Sipas autoriteteve, të dy të rinjtë po udhëtonin me një automjet “Audi” që dyshohet të ishte vjedhur, kur makina humbi kontrollin në kryqëzim, duke u përplasur me një shtyllë dhe disa automjete të parkuara.

Në vendngjarje shkuan menjëherë policia, punonjësit e urgjencës mjekësore dhe shërbimi i zjarrfikësve. 18-vjeçari kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.

Të fundit