Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Çfarë fshihet poshtë urrejtjes së SPAK për trashëgiminë dhe bamirësinë?
Motori del nga rruga në Shkodër, plagoset i riu spanjoll dhe pasagjeri
Zgjidhet me short Kolegji Zgjedhor i votimeve të ardhshme
Vdes 22-vjeçari në Porto Romano, rrëzohet nga shkallët e anijes
Iu bë atentat me eksploziv në prill, arrestohet Aldi Mustafa, miku i "Rrumit të Shijakut"
Policia e Durrësit ka arrestuar mbrëmjen e sotme Aldi Mustafën, një person me precedent të mëparshëm kriminalë.
Pak muaj me parë Mustafës iu bë atentat me lëndë plasëse në makinën e tij në zonën e Shkozetit, nga i cili shpëtoi pa lëndime.
Ai u arrestua sot në zonën e ish-kënetës bashkë me disa persona të tjerë, ndërsa gjatë kontrollit policia i gjeti edhe një armë zjarri që ai mbante pa leje. Mustafa njihet edhe si miku i Aleksandër Lahos ose "Rrumi i Shijakut" dhe anëtar i bandës së Durrësit.
Aldi Mustafa u arrestua në gusht të vitit 2021, bashkë me dy të tjerë, pasi u kishin planifikuar të kryenin një ngjarje kriminale në Durrës. Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit, iu gjetën dhe sekuestruan 3 pistoleta me fishekë në fole dhe 1 mitraloz me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, vlera monetare dhe sende të tjera.