Flash News

E-TJERA

Iu gjetën 260 mijë euro e 160 mln lekë ‘cash’, avokati i mjekut Prifti: I ka fituar me çmime ndërkombëtare

Iu gjetën 260 mijë euro e 160 mln lekë ‘cash’,

Mjeku i njohur kardiolog Edvin Prifti doli sot para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do njihet me masën e sigurisë.

Gjatë seancës, mjeku ka deklaruar se 260 mijë euro e 160 mln lekë ‘cash’ të gjetura në banesë dhe në zyrën e tij në QSUT janë të ligjshme pasi sipas tij këto të ardhura i ka fituar nga çmimet ndërkombëtare si mjek me medalje të artë në Itali. Po ashtu avokati i tij Henrik Ligori  shtoi se mjeku ka kontratë premtim shitjeje në Priskë ku është bashkëpronar në një kompleks.

Sot në seancë u njohëm me adresimin e masës për një krim hipotetik, për të cilin nuk ka provë, pse nuk u ndërhy në korrik të 2020 kur u bë operacioni, por 7 muaj më pas në vigjilje të fushatës. 220 mijë eurot të fituara nga çmimet ndërkombëtare. Lekët janë të ligjshme! Ka kontratë premtim shitjeje në Priskë ku është bashkëpronar në një kompleks”, tha Ligori.

Për këtë arsye avokati ka kërkuar heqjen e masës së pezullimit nga detyra, por që të jetë në detyrim paraqitjeje, ndërsa prokuroria ka ashpërsuar masën duke kërkuar ‘arrest me burg’.

Të fundit