Flash News

E-TJERA

Jaupaj zbardh detaje nga shpërthimi i mjetit të prokurorit: Parkohej prej dy vitesh në të njëjtin vend

Jaupaj zbardh detaje nga shpërthimi i mjetit të prokurorit: Parkohej
Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin e automjetit të prokurorit Arjan Muça te ‘Komuna e Parisit’.

Në një prononcim për mediat, drejtori tha se nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe se ,mjeti prej dy vitesh parkohej cdo natë në të njëjtin vend, në parkimin e një qendre tregtare në zonë.

Kemi dëmtim me eksploziv, i përket prokurorit të komanduar pranë KLP. Aktualisht po kryhen veprimet, mjeti ka dëmtime në pjesën  e përparme dhe përdoret nga ky prokuror prej një periudhe 2 vjeçare, e çdo natë parkohet pranë kësaj qendre.

Nuk ka të plagosur, e të mjeteve të tjera. Janë marrë masa nga policia për dokumentimin e kësaj vepre penale”, tha ai.

Mësohet se mjeti i hedhur në erë përdorej si nga prokurori Muça, por edhe nga e shoqja e tij Gentiana Muça, gjyqtare në Gjykatën Administrative në Tiranë.

Në këto kushte, nuk dihet nëse sulmi ka të bëjë me detyrën e tij si prokuror apo bashkëshortes së tij që është pjesë e sistemit të drejtësisë.

Të fundit