Flash News

E-TJERA

Java çame në Kuvend ‘acaron’ Athinën, mediat greke: Provokim nga qeveria që përkëdhel nacionalistët

Java çame në Kuvend ‘acaron’ Athinën, mediat greke:

Përfaqësues të komunitetit çam zhvilluan të hënën në sallën e Kuvendit një aktivitet për të kujtuar gjenocidin grek ndaj tyre. Greqia e ka quajtur këtë një ‘provokim me tolerancën e Kuvendit’.

E përditshmja greke ‘Prothothema’, në artikullin e saj i referohet përkujtimit të viktimave të gjenocidit si ‘gjoja viktima’, teksa thekson se aktiviteti në fjalë u organizua nga “partia ekstremiste dhe antigreke PDIU, e cila pretendon se përfaqëson qytetarët shqiptarë me origjinë çame, e cila promovon sistematikisht axhendën e Ankarasë në vend.”

Ndër të tjera gazeta greke shkruan se ‘ngjarja provokuese u bë nga qeveria Ram e cila herë pas here përkëdhel veshët e nacionalistëve për arsye votimi’.

Më herët reagoi edhe Bashkimi i Minoritetit Etnik Grek i cili e quajti shfaqje të anti-helenizmit dhe kultivim të urrejtjes ndëretnike.

Java çame në Kuvend ‘acaron’ Athinën, mediat greke:

Të fundit