Flash News

E-TJERA

Java nis me diell, por moti merr “kthesë” të premten

Java nis me diell, por moti merr “kthesë” të premten

Sinoptikania Lajda Porja tha se dita e premte do t’ia lerë vendin reshjeve të shiut kryesisht në Ultësirën Perëndimore. Në zonat malore do të ketë reshje bore.

Për Klan News, Porja theksoi se moti do të jetë kryesisht i kthjellët për këtë javë.

“Java ka nisur me diell. Siç e kemi parë, kthjellimet do të jenë prezente gjatë kësaj jave, duke filluar që sot e deri të enjten, moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Parashikohet që dita e enjte do të nisë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë reshje në zonat veriore dhe disa zona në qendër, duke lënë jugun nën ndikimin e kthjellimeve. Dita e premte do të sjellë reshje në të gjithë territorin shqiptar. Të premten, do të kemi reshje shiu pothuajse në të gjithë Ultësirën Perëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore. E premtja parashikohet të ketë edhe rrebeshe”, ka thënë sinoptikania.

Sa i përket temperaturave, sinoptikania tha se do të jenë më të larta se ato të javës së kaluar, duke kulmuar me maksimalet e tyre ditën e enjte në 20 gradë Celsius.

“Përsa i përket vlerave termike, temperaturat kanë pasur një rënie të lehtë. Mëngjesi relativisht i ftohtë në zonat malore, në Peshkopi minus 3 gradë, parashikohet që maksimalet sot të ngjiten në 14 gradë. Kjo javë do të jetë një javë shumë më e ngrohtë duke e krahasuar me javën që lamë pas. Dita e martë dhe dita e mërkurë, po ashtu edhe e enjtja të sjellin rritje të temperaturave, sidomos në mesditë, duke bërë që maksimalet do të arrijnë deri në 20 gradë ditën e enjte. Parashikohet që nga e hëna në të enjte, të shikojmë një mot jo të zakonshëm përsa i përket Dhjetorit. Kjo javë do të jetë e ngrohtë. Dita e premte do të sjellë rënie në mesditë për shkak se do të kemi prezencën e reshjeve, ka sinjale që edhe fundjava do të jetë e paqëndrueshme”, shtoi ajo.

Të fundit