Flash News

E-TJERA

"Jemi të varur nga një njeri", Bushati: Po jetojmë në një autokraci të pastër të kontrolluar nga Rama

"Jemi të varur nga një njeri", Bushati: Po jetojmë

Analisti Andi Bushati shprehet i bindur se vendi tashmënuk jeton më në një sistem demokratik, por në një autokraci të pastër të kontrolluar nga kryeministri Edi Rama.

I ftuar në Syri tv, Bushati u shpreh se nuk ka më të majtë e të djathtë, nuk ka më të bardhë e të zi, sipas tij jemi të gjithë të varur nga një njeri i vetëm.

"Përpara se të themi se ç’qeveri do të kemi, politike apo teknike, do jetë kryeparlamentare Elisa apo Belinda, kjo duhet të na shërbejë edhe njëherë për të reflektuar: ore jetojmë në demokraci apo jetojmë në autokraci.

Se vetëm në sisteme autokratike të gjithë pajtohen me faktin që do presim çfarë do na lexojë ai në datë 11 shtator në televizor, dhe kjo e tejkalon shumë, kushdo që të jetë.

Janë të gjitha diskutimet të parëndësishme sepse pesha e një deputeti apo një ministri në një sistem autokratik ku ti duhet të jesh vasal i sulltanit nuk ka asnjë vlerë, është thjesht një sport mediatik që njerëzit shtyjnë kohën nëpër kafe.

Kështu që tani po përsëritet fatkeqësisht i njëjti… ne jemi të gjithë subjekte të Edi Ramës e do presim kë do na vërë Edi Rama mbi kokë, dhe kjo tregon pastaj edhe si u bënë zgjedhjet edhe si do e kemi parlamentin, dhe cili duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj atij parlamenti dhe cili duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj kësaj qeverie.

Pra, po të shikosh edhe në studio televizive, edhe në debatet që bëjmë ne, i hedhim publikut një karrem të rremë.

Ne duhet të kthehemi nga kamera dhe t’u themi njerëzve: jo mor jo, kjo fazë është mbyllur, të gjithë jetojmë në autokraci, nuk ka të bardhë e të zi, të majtë e të djathtë, jemi të gjithë të varur nga një njeri i vetëm", tha Bushati. 

Të fundit