Flash News

E-TJERA

“Jepni dorëheqjen", Duma-Çuçi përplasen për rastin e Ilvi Metës: Politikë e vjetër, kërkoni hetim parlamentar

“Jepni dorëheqjen", Duma-Çuçi përplasen

Vdekja e Ilvi Metës në komisariatin e Kavajës i raportuar nga autoritetet si vetëvrasje ka përplasur në  kuvend deputeten e PD Grida Duma dhe ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi.

Pasi ka ngritur dyshime mbi ngjarjen, Duma i ka kërkuar ministrit dorëheqjen. Nga ana tjetër, ministri tha se çështja është hetuar deri në fund dhe nuk ka asnjë aludim që të hedhë dyshime mbi ngjarjen.

Pjesë nga debati:

Çuçi: Ajo ngjarje nuk ka lidhje me politikën, apo me mënyrën se si ju e keni kthyer atë. Policët e Komisariatit të Kavajës kanë bërë detyrën e tyre. Dosja është e plotë, prokuroria e ka të plotë. Pamjet janë të gjitha të filmuara, që nga momenti që i ndjeri ka hyrë në komisariat deri në momentin që dal nga morgu. Këto i ka të gjitha prokuroria. Këto gjenden edhe në raportin e avokatit të shtetit.

I kemi shkuar deri në fund hetimit. Nuk ka asnjë aludim që të hedhë dyshime për ngjarjen. Deputetet të bëjnë hetim parlamentar nesë nuk binden. Tre inspektorë ndodhen para drejtësisë për neglizhencë. Cdo sekonde e filmuar që kur Ilvi Meta u ndalua.

Duma: Komisariati që duhet të sigurojë jetën përfundoi që një i ri të vrasë veten brenda Komisariati, e merrni përsipër dorëheqjen tuaj? Po ashtu, do respektojmë hetimet, janë marrë aq masa saç janë marrë. Po i njëjti Avokat i Popullit ka thënë se persona të tillë shkojnë drejt depresionit. Mund të ketë qenë edhe ky person në depresion, pavarësisht se nuk e pranojnë familjarët. Po ju pyes si prind, ju e dini që i ati ka shkuar për dy orë në komisariat dhe nuk i kanë dhënë përgjigje, e kanë lënë në sportel.

Çuçi: Duhet t’ja kursejmë parlamentin rolin e hetuesit, e gjyqtarit dhe ndjenja njerëzore është tjetër gjë. Është me procesverbal. Kur u ndalua Meta është shoqëruar kontroll banese, është procedurë dhe ka qenë i ati në banesë dhe nuk ka bërë asnjë kundërshtim. Nuk është politikë kjo që bëni ju, është politikë shumë e vjetër që nuk të çon askund.

Është rast i pastër procedural dhe keni të drejtë të bëni hetim parlamentar. Nëse mendoni se prokuroria, mjeku ligjor, gjykata janë të korruptuar nuk di çfarë të them.

Të fundit