Flash News

E-TJERA

“Jeta të rrëzon dhe të ngre”, Elia Zaharia flet për divorcin me Princ Lekën

“Jeta të rrëzon dhe të ngre”, Elia Zaharia flet

Aktorja e njohur Elia Zaharia ka rrëfyer jetën e saj pas divorcit me Princ Lekën dhe ngjarjeve që bënë bujë në media.

E ftuar në “Artkand” në Top Channel, Elia Zaharia tha se jeta ka ulje dhe ngritje dhe se në çdo betejë që bie, e rëndësishme është që çdo njeri të ringrihet sërish.

“E gjithë jeta ka ditë për ditë sfidat dhe ulje ngritjet e veta. Nuk është asnjëherë betejë e fituar sepse jeta të rrezon dhe të ngre. Ajo që është e rëndësishme është që njeriu sa herë të ngrihet të mos harrojë të ngrihet njeri. Sepse dhimbja apo sfidat që kalojmë ndonjëherë e shuajnë dritën dhe dashurinë që duhet t’i qasemi jetës, njerëzve, punës, dhe unë këtë jam munduar të bëj”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se divorci i saj me Princ Lekën u shoqërua me disa imazhe aspak të këndshme ku të dyja palët pretenduan për dhunë ndaj njëra-tjetrës.

Të fundit