Flash News
Vodhën picerinë në Durrës, përfundon në pranga 24-vjeçari
Gjykata dënon me 5 vite burg kreun e Njësisë Administrative në Lezhë, për kultivim kanabisi
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
“Jetonte për rolet e tij”, Zhani Ciko kujton momentin kur Mirush Kabashi interpretoi “Sokratin”
U mbajtën sot homazhet në nder të aktorit të ndjerë, Mirush Kabashi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë pas betejës me një sëmundje të rëndë. Shumë kolegë, artistë dhe jo vetëm, kanë nderuar sot Kabashin në Muzeun Historik Kombëtar.
Për News24, Zhani Ciko tregoi bashkëpunimet me Kabashin dhe kur ky i fundit interpretoi për herë të parë në një koncert rolin ‘Sokrati’, me të cilin spikati.
“Mirushi mendonte për rolet e tij, jetonte për to. Një ditë Mirushi më afrohet dhe më thotë; kam përgatituri rolin që do të jetë më i rëndësishmi në karrierën time. Unë i thash; ty nuk të thuhet jo se ti nderon skenën. Kur bëjmë ne koncertin, skena do të jetë e jotja. U habitëm se ishte veshur me një veshje të veçantë dhe doli e interpretoi ‘Sokratin’ e tij për herë të parë. Mua më ngjalli sadisfaksion”, tha Ciko.