Flash News

E-TJERA

Jo vetëm Tirana, ja bashkitë ku pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme

Jo vetëm Tirana, ja bashkitë ku pritet të mbahen zgjedhjet e

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sot mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, duke deklaruar se kryeqyteti duhet t’i rikthehet normalitetit pas 7 muajsh mungesë të kryetarit aktual, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli.

Rama propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate të Partisë Socialiste për garën në kryeqytet.

Përveç Tiranës, edhe Bashkia e Cërrikut pritet të shkojë në zgjedhje pas emërimit të kryebashkiakut Andis Salla si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në listën e bashkive që do të zhvillojnë zgjedhje të parakohshme përfshihen gjithashtu Berati, Tepelena dhe Mati.

Kryebashkiakët e këtyre qyteteve – Ervin Demo (Berat), Tërmet Peçi (Tepelenë) dhe Agron Malaj (Mat) – fituan mandate deputetësh në zgjedhjet e 11 majit.

Ndërkohë, Demo do të marrë edhe drejtimin e Ministrisë së Pushtetit Vendor, duke zëvendësuar Arbjan Maznikun.

Të fundit