Flash News
Për herë të parë pas disa muajsh, vetëm dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri
Replikë (3) me ata që lypin pare dhe thonë ‘me ju na shkon vota dam’
Diplomatët në terren, Soreca: Rreth 70 përfaqësues nga ambasadat do vizitojnë më 25 prill qendrat e votimit
KQZ njofton se fletët e votimit për 6 qarqe janë gati, kur pritet të vijnë në Shqipëri
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Jo vetëm zëvendësimi i kontrollorëve, ‘rrugëdaljet’ e Ramës përmes Turqisë
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nuk e kanë fshehur asnjëherë miqësinë mes tyre.
Madje, kur Rama viziton Turqinë, Erdogan i rezervon atij pritje pompoze, që shpesh kthehet në objekt diskutimi në media e opinionin publik shqiptar.
Miqësia mes tyre është theksuar edhe më shumë gjatë dy viteve të fundit të qeverisjes Rama, kur Shqipëria u godit nga tërmeti i 26 nëntorit, e disa muaj më pas, ashtu si të gjithë planetin, pandemia covid-19.
Shqipëria po i gëzohet investimeve turke, ndërsa nuk i ka thënë dot jo as kërkesave të vazhdueshme të Erdoganit për të përndjekur atë që politika zyrtare turke e emërton si organizata terroriste FETO dhe e ka shpallur përgjegjëse për grushtin ushtarak të shtetit në verën e vitit 2016.
Rasti më i fundit, që Shqipëria zgjidh një ngërç të krijuar me fluturimet në aeroportin e vetëm që disponon, ‘Nënë Tereza’, ishte duke zëvendësuar kontrollorët shqiptarë që protestuan prej 48 orësh, me ata turq.
1 milion vaksina anti-Covid nga marrëveshja në Stamboll
Qeveria e Shqipërisë siguroi në 25 mars 1 milion doza vaksinash kineze Sinovac ndaj Covid-19, pas negociatave me një kompani turke të autorizuar për distribuimin e këtyre vaksinave.
Nga kontrata e nënshkruar në Stamboll mes kryeministrit Edi Rama dhe kompanisë turke “Keymen Ilaç Sanayive Ticaret”, parashikohej që fillimisht të blihen 500 mijë doza, ndërsa fillimisht asokohe mbërritën 192 mijë doza.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në Facebook, i cili bashkë me ministrat Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu, ishte në Stamboll për të nënshkruar marrëveshjen.
Kjo lëvizje e Ramës erdhi pasi qeveria miratoi një akt normativ që lejon Shqipërinë që të marrë vaksina nga të gjitha vendet prodhuese dhe të negociojë me të gjitha firmat farmaceutike.
Spitali i Fierit
Gjatë vizitës së fundit në Turqi kryeministri Edi Rama mori premtimin nga presidenti turk se brenda tre muajve do të ndërtohet spitali rajonal i Fierit, duke koenciduar para zgjedhjeve të 25 prillit, i cili pas ndërtimit do të administrohet nga burimet njerëzore të Turqisë për një periudhë tranzitore.
Ndërtimi i spitalit të Fierit me kosto 60-70 milionë euro erdhi si projekt pasi u nënshkrua në Ankara krijimi i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë mes dy vendeve. Në sajë të kësaj marrëveshje, në 4 mars gjuha turke është vendosur si lëndë me zgjedhje në shkollat shqiptare.
Në Fletoren Zyrtare është publikuar marrëveshja mes dy vendeve e cila parashikon edhe futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke.
Turqia ka ndihmuar edhe për procesin e rindërtimit pas tërmetit , si dhe në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri.
Kujtojmë se Turqia është një vend partner i rëndësishëm tregtar ekonomik me Shqipërinë dhe gjatë vitit 2020 shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Turqinë u rritën në mbi 55 miliardë lekë.
Të fundit



Basha mesazh socialistëve: Do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve
16 Prill 2021, 22:27
Rama: LSI është një virus, ka infektuar edhe socialistët
16 Prill 2021, 22:26
Rusia publikon emrat e zyrtarëve amerikanë ndaj të cilëve ka vendosur sanksione
16 Prill 2021, 22:08
Meta e ftoi për përballje televizive, si i përgjigjet Rama
16 Prill 2021, 21:47
Rama zbërthen ftesën për Bashën: Nuk fillohet me qeverisje të zgjeruar
16 Prill 2021, 21:40

Karakteristikat e çdo shenje të horoskopit dhe përshtatshmëria me shenjat e tjera
16 Prill 2021, 21:05
Meta: Fushata nuk është e qetë, ka një tension artificial që vjen nga mazhoranca
16 Prill 2021, 21:00
Gjendet i mbytur 27-vjeçari në Shkumbin, rrethanat ende të paqarta
16 Prill 2021, 20:42

Ndërron jetë aktorja britanike e "Peaky Blinders"
16 Prill 2021, 20:36
Kryemadhi: Sondazhet nuk janë politikë, por gjoba
16 Prill 2021, 20:21



Banorët e Vaqarrit ankohen tek Basha: Administratori Gent Myrto po na vjedh pronat
16 Prill 2021, 19:15
Elvana Gjata po prezanton tani live albumin e saj "Çelu"
16 Prill 2021, 19:10
Rama e pranon për herë të parë: PD është rritur krahasuar me 2017-n
16 Prill 2021, 18:59

Rita bën dhe punë shtëpie, mamaja e saj: Lan enët
16 Prill 2021, 18:54
Një këngë e fuqishme, Bebe Rexha publikon klipin e saj të ri
16 Prill 2021, 18:23