Flash News

E-TJERA

Jonada Avdiaj u përplas me skaf nga ish-polici, shtyhet për të tetën herë seanca gjyqësore

Jonada Avdiaj u përplas me skaf nga ish-polici, shtyhet për të

Gjykata e Vlorës ka shtyrë për të tetën herë radhazi seancën paraprak për ngjarjen e ndodhur në gusht të vitit 2022 kur mbeti e vrarë pasi u përplas nga skafi vogëlushja Joana Avdiaj.

 Gjyqi po zgjatet për më tepër se 6 muaj dhe gjyshi I vogëlushes edhe sot ishte në derën e gjykatës së Vlorës ku tha se shtyrja krijon hapësira që autori ish punonjësi i policisë Arjan Tase të përfitojë gjykim të shkurtuar dhe në përfundim të saj të marrë një dënim simbolik, pavarësisht krimit të rëndë.

Pritet tashmë të nisin një sëre seancash të tjera gjyqësore deri në marrjen e verdiktit final për dënimin e autorëve në këtë ngjarje, atij të përfshirë drejtpërdrejt në humbjen e jetës së 7 vjeçare si dhe personave që neglizhuan detyrën.

Të fundit