Flash News

E-TJERA

“Ka dominuar politikën për 32 vite”, Qafoku: Masa ndaj Berishës lajm jo i mirë për Shqipërinë

“Ka dominuar politikën për 32 vite”, Qafoku: Masa ndaj

Analisti Roland Qafoku deklaron se me arrestimin e kreut të PD, Sali Berisha, të gjithë politikanët të cilët mund të kenë “bërë duart pis” ndihen të rrezikuar.

Në një intervistë për Euronews Albania, Qafoku shtoi se arrestimi i tij nuk do të ishte një lajm i mirë për Shqipërinë , pasi ai ka dominuar politikën shqiptare për 32 vite.

Kjo e tronditi politikën, por nga ana tjetër nuk është një lajm i mirë. Shqipëria politike me kryetarin e opozitës në burg. Ai njeri e ka dominuar politikën për 32 vite.

Kur të shkruhet historia nuk do të na vijë mirë si nuk na vjen mirë që Fatos Nano ishte në burg, që ish-kryeministri  Vilson Ahmeti ishte në burg. Nuk na bën nder ne kjo, që kryetari i opozitës të futet në burg, të lihet në arrest shtëpie”, tha Qafoku.

I pyetur nëse kjo është lajm i mirë për drejtësinë gazetari tha se “Steka është ngritur aq lart, sa çdo politikan që mund t’i ketë bërë duart pis duhet të gjejë vend e të futet, se kur u godit Sali Berisha çfarë mund të pritet nga politikanë të tjerë”.

 

Të fundit