Flash News

E-TJERA

Kadare ka një mesazh për shqiptarët dy javë para zgjedhjeve: Mos u kompleksoni se jeni komb çapaçulësh

Kadare ka një mesazh për shqiptarët dy javë para zgjedhjeve:

Shkrimtari Ismail Kadare pas takimit me të rinjtë në Vlorë,  në një intervistë për “News24”  u ka përcjellë një mesazh shqiptarëve pak ditë para zgjedhjeve.

Duke mos u përfshirë politikisht, Kadare, ka kërkuar që secili të respektojë ndërgjegjen e vet.

“Unë do të doja që shqiptarët ta respektojnë kombin shqiptar e të mos vuajnë nga komplekset që është një komb çapaçulësh. Shqiptarët po të duan ta respektojne veten e tyre, ndërgjegjen e tyre, tokën e tyre, kombin e tyre, të respektojnë të gjitha ato shenja që ky komb ka qenë i aftë, përpara botës.”

Ndërsa ka folur për jetën nën shtrëngim, ai u ndal edhe te liria, si pergjegjësi e autorit.

“Liria është po kaq bezdisëse ndonjëherë sa edhe robëria. Dhe e vë në provë shkrimtarin. Shkrimtarët e mëdhenj janë ata që nuk abuzojnë kurrë me lirinë e tyre dhe aty dallohen nga shkrimtarët e vegjël ose konformoistë që bien pre e lirisë dhe i përulen asaj.”

Të fundit