Flash News

E-TJERA

Kadilli mbërrin në selinë e PD: Basha të japë dorëheqjen. Nisma ime e vështirë, por inkurajohem nga demokratët

Kadilli mbërrin në selinë e PD: Basha të japë

Ka mbërritur në mbledhjen e Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli, i cili ka shpallur kandidaturën për kreun e PD.

Anëtari i Kryesisë së PD ka përsëritur pak minuta para nisjes së mbledhjes në një prononcim për gazetarët se do t’i kërkojë kreut të PD, Lulzim Basha dorëheqje të parevokueshme pasi sipas tij është problemi i PD për sot.

Ai shtoi se PD-së i duhet një frymë e re, për të përmbyllur një cikël zhgënjyes.

Jam për t’i kërkuar dhe një herë Lulzim Bashës dorëheqjen e parevokueshme, se nuk është më zgjidhej për PD. Është problemi i PD sot.

Sot mbyllet një periudhë zhgënjyese për PD dhe nis një periudhë shprese. I inkurajuar nga mbështetja e demokratëve jam më i vendosur për ta cuar përpara nismën.

I pyetur se cila do jetë lëvizja e tij nëse Basha rikandidon sërish për kreun e PD, Kadilli thotë se “nuk tërhiqem nga asnjë proces politik, jam këtu për t’i shërbyer PD. Sipërmarrja nuk është e lehtë. Inkurajimi demokratëve dhe nevoja për ta ngritur kokën lart në një projekt shpresë më bën më të fortë të përballem me Lulzim Bashën. Përkrahja e demokratëve më bën të sigurt për të krijuar një PD të re e të pastër” ”.

Mbledhja e sotme shënon edhe përballjen e parë të Bashës me kritikët e tij në PD, të cilët i kanë kërkuar doprëheqjen pasi e bëjnë përgjegjës për humbjen në zgjedhje. Bëhet fjalë për Fatbardh Kadillin anëtarin e kryesisë i cili ka shpallur publikisht kandidaturën për kreun e PD, si dhe Bujar Nishanin kryetarin e Këshillit Kombëtar, i cili po ashtu insiston në largimin e Bashës dhe reformimin e partisë.  

Të fundit