Flash News

E-TJERA

Kalon për gjykim dosja e Metës, Cakrani: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, u tall për 7 muaj me avokatët

Kalon për gjykim dosja e Metës, Cakrani: Gjykata pranoi

Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, ka folur për mediat pasi GJKKO kaloi për gjykim dosjen Meta-Kryemadhi.

Cakrani deklaroi se gjykata edhe pse ka konstatuar mangësi në hetim, vendosi që çështjen ta kalojë për gjykim. Duke e cilësuar një teatër, Cakrani tha se për 7 muaj gjykata është tallur me avokatët dhe kërkesat e tyre.

“Sot ka përfunduar çështja ligjore për zotin Meta. Në themel fillon çështja politike. Ne deri sot nuk jemi shprehur politikisht, padyshim, por sot ka përfunduar çështja ligjore, ku u konstatua që nuk ka prova, nuk ka as fakt penal dhe gjykata e kalon çështjen për gjykim. Ligji procedural penal e ka qartësisht të përcaktuar që prokuroria pasi ka administruar të gjitha provat, me dëshmitarë dhe të gjitha mënyrat e provave, kërkon gjykatës kalimin e çështjes së gjykimit.

Kur gjykata e konstaton që provat janë të plota, janë administruar dëshmitë dhe çdo provë tjetër, e kalon për gjykim. Në rastin konkret, çuditërisht, gjykata ka konstatuar që ka mangësi në hetim dhe ka kaluar çështjen për gjykim. Unë e kundërshtova gjykatën, i thashë që çështja, seancat paraprake duhet të zhduken. Gjyqtarët e seancës paraprake janë gjyqtarë kot.

Është kot, më vjen keq, është një procedurë kote, koti. Kur shumë bukur mund ta kalosh çështjen direkt në themel dhe mbyllet aty gjithë kjo histori shtatëmujore, se ne kemi shtatë muaj që po merremi me gjykatën dhe kjo ka bërë një teatër dhe është tallur me avokatët dhe me kërkesat e avokatëve. Dhe kjo është ajo për të cilën unë kam mbetur pak, jo i dëshpëruar, por ja, kam rezervat e mia përsa i përket gjykatës”, deklaroi Cakrani.

Të fundit