Flash News

E-TJERA

“Kam paguar ryshfet në spital”, Rama përplaset me analistin: Turp të kesh, ti duhesh arrestuar

“Kam paguar ryshfet në spital”, Rama përplaset me

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me analistin Arjon Sulo, pasi ky i fundit deklaroi në studion e Open se ka paguar ryshfet në spitale për shkak të një rasti kur kishte urgjencë për një të afërm.

Sulo: Unë kam paguar ryshfet mjekëve
Rama: Ti duhesh arrestuar. Është turp që e thua.
Sulo: Të vdisnin njerëzit?

Edi Rama: Nuk ka shans të kesh paguar ryshfet.

Sulo: Po ti nuk ke si ta dish?
Edi Rama: Jam i bindur 100%. 1000%. Nuk je i bindur në rrugë, se do kishte vënë kujën.

Sulo: Do rrezikoja jetën e personit…

Edi Rama: Të kesh turp që u thua shqiptarëve që kjo është rruga për të zgjedhur hallin. Pse unë do i kontrolloj gjithë mjekët dhe infermierët për korrupsion. Ti mbase ta zgjidhje problemin, ta denoncoje atë. Nuk i marr lekët unë, mos më bërtit mua. Ai që merr lekë në spital është kriminel. Ti je bashkëpunëtor.

Të fundit