Flash News

E-TJERA

“Kam pasur debate me disa persona”, dëshmon pronari i “Audi-t” të djegur në Shkodër

“Kam pasur debate me disa persona”, dëshmon pronari i

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me molotov në Shkodër, ku një mjet tip “Audi” u dogj pranë teatrit “Migjeni”.

Mjeti rezulton në pronësi të 40-vjeçarit Bledar Freskina. Vetë pronari i “Audi-t” ka deklaruar para uniformave blu se nuk e di cilët mund të jenë autorët. Ai ka dëshmuar se ka pasur disa debate të vogla me persona të ndryshëm, duket theksuar se nuk ka dyshime.

Freskina nuk ka dhënë emra konkretë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30 të mëngjesit. Nga pamjet e marra nga kamerat e sigurisë, autori i maskuar afrohet dhe i hedh molotovin mjetit, e më pas largohet.

 

Të fundit