Flash News

E-TJERA

Kamionçina përplaset me motorin në Korçë-Maliq, një i plagosur

Kamionçina përplaset me motorin në Korçë-Maliq,

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Maliq në afërsi të fshatit Symiz.

Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet (kamionçinë) dhe një motor.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

I plagosuri është transportuar në spital ndërsa policia po bën veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sipas informacioneve nga bluzat e bardha drejtuesi i motorit është jashtë rrezikut për jetën.

“Sot në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symiz, Maliq, automjeti kamionçinë tip “Benz” me drejtues shtetasin R. Sh., 35 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. A., 29 vjeç, banues në Lin, Pogradec, i cili për pasojë ka marrë disa dëmtime trupore dhe u mjekua në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit shtetasin R. Sh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit