Flash News

E-TJERA

Kandidat për SPAK-un/ Kush është Maksim Sota, prokurori që u arrestua si pjesë e rrjetit të trafikut të drogës

Kandidat për SPAK-un/ Kush është Maksim Sota, prokurori që u
Maksim Sota

Prokurori i Vlorës Maksim Sota u arrestua si i përfshirë në rrjetin e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave. Operacioni i koduar "Shpirti" u shtri në shumë shtete dhe janë lëshuar 38 urdhër-arreste. Për Prokurorin e Vlorës është vendosur masa "arrest shtëpie"

Kush është Maksim Sota

Prokurori i Vlorës kandidoi për të qenë pjesë e SPAK-ut, por u skualifikua që në fazën e parë.

Ai nuk dorëzoi në Komisionin e  Posaçëm të Vlerësimit dosjen e aktivitetit të tij profesional.

Sota e ka nisur detyrën në Prokurorinë e Vlorës dhe ka qenë drejtues i këtij organi të akuzës për disa vite.

Në kuadër të këtij operacioni është  është arrestuar edhe shefi i sektorit kundër trafiqeve Ilirjan Balla. Për të dy këta është vendosur masa "arrest shtëpie".

Në pranga ka rënë edhe  drejtor i zyrës së punës në Kavajës Saimir Kurti dhe ish-oficeri i policisë Festim Lelaj.

Të fundit