Flash News

E-TJERA

Kandidaten për deputete s’e mbështesin as të afërmit, ka vetëm votën e saj

Kandidaten për deputete s’e mbështesin as të afërmit,

Kandidaten për deputete nga Nisma Thurje në qarkun e Kukësit, Era Buçpapajn s’e kanë mbështetur as të afërmit e saj. Nga të dhënat e publikuara nga KQZ, pas mbylljes së procesit të numërimit të votave për kandidatët, Era rezulton se ka vetëm një votë në emër të saj.

Kujtojmë që në këtë qark kanë dalë tre deputetë, dy nga PD dhe një nga PS.

Në listën e PD-së mandatin e parë e fitoi biznesmeni Flamur Hoxha, ndërsa të dytin Isuf Çelaj. I vetmi mandat nga PS u fitua nga Gerta Duraku, ndërkohë që aktori i njohur Petrit Malaj nuk arriti të siguronte një vend në parlamentin e ardhshëm.

Të fundit