Flash News

E-TJERA

Kandidatët për deputetë në "lupën" e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, Gacek: Përgjigjet do vijnë nesër!

Kandidatët për deputetë në "lupën" e misionit

Kryesuesja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, Ursula Gacek, ishte e pranishme sot në një nga qendrat e votimit në Tiranë. Në një komunikim për gazetarët, diplomatja e lartë nuk dha asnjë detaj për procesin, por u shpreh se nesër do të jenë në një konferencë për mediat.

Ajo u shpreh se kandidatët për deputetë janë nën vëzhgim dhe se duhet të presim deri nesër për të analizuar sjelljen e tyre gjatë gjithë procesit të votimit.

“Vëmendja i dedikohet ditës së zgjedhjeve, po kjo është pjesë e misionit që përfaqësojmë. Qëndresa jonë këtu i është dedikuar fushatës, si janë sjellë kandidatët nëse ka pasur ndonjë parregullsi gjatë fushatës.Do të vëzhgoj një numër të vogël qendrash votimi, por vëzhguesit janë shpërndarë në 12 qarqet e vendit që nga fundi i muajit mars.Është e pritshme që ju të pyesni si ndihem unë. Por më lejoni t’ju zhgënjej sepse ne jemi duke mbledhur informacion dhe duhet kohë për të dalë në një përfundim. Pritshmëritë tuaja dhe përgjigjet do të vijnë nesër. Ju do të keni mundësi që të ritakohemi për një konferencë për shtyp që do të zhvillohet me zoom dhe aty do të merrni të gjitha përgjigjet”, u shpreh Gacek.

Të fundit