Flash News

E-TJERA

Kandidati për deputet denoncon me video: Shihni si numëruesit po deformojnë votën tonë

Kandidati për deputet denoncon me video: Shihni si numëruesit po

Kandidati i pavarur për deputet Kreshnik Merxhani ka denoncuar me video se si sipas tij po tjetërsohet vota në Gjirokastër.  

Sipas tij, numëruesit kanë vendosur “X” për paritë e tjera në fletët ku votuesit kishin votuar emrin e tij, me qëllim që ta nxjerrin fletën e votimit të pavlefshme.

Denoncimi:

Mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër, nuk janë rastësisht.

Në video duket qartësisht se si ky mekanizëm 30-të vjeçar minon demokracinë dhe tjetërson vullnetin e votuesve.

Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit.

Vëzhguesit tanë, filmuan dhe dokumentuan atë proces që kolegët në Tiranë e kanë deklaruar publikisht. Njësojë si kanë vepruar në Tiranë, dhe në qarkun Gjirokastër fenomeni është i njëjtë.

Kjo është një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje.

Aty ku qytetari ka vendosur një "X" poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një "X" tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe.

Ne marrim angazhimin ta ndjekim çështjen penalisht!

 

 

Të fundit