Flash News

E-TJERA

Kandidoi për Nismën Thurje, Gerta Loku, e cila përloti shqiptarët, zhgënjehet nga zgjedhjet e 25 Prillit: Ku gabuam!

Kandidoi për Nismën Thurje, Gerta Loku, e cila përloti

Rigerta Loku e cila kandidoi nën logon e Nisma Thurje në zgjedhjet e 25 Prillit për qarkun e Lezhës, arriti të merrte vetëm 272 vota nga bashkëqytetarët e saj. E zhgënjyer nga ky rezultat, Loku nga Mirdita tregoi për televizionin A2 se tashmë i është kthyer përditshmërisë në fermën e saj.

“Pas një zhgënjimi të Nisma Thurrje në gjithë Shqipërinë, i jemi kthyer punëve të përditshme”, shprehet Gerta.

Ajo pranon se zgjedhjet kanë qenë shumë të vështira, megjithatë kanë qenë rezultate te kënaqshme votat që akumuloi Nisma Thurja në gjithë vendin.

Gerta shprehet se Lufta do të vazhdojë “sepse nuk i jemi futur kësaj beteje për të mbaruar sot, por për të filluar sot”.

Me tej shton se mbi 10 mijë votat e siguruara nga Nisma Thurje në gjithë vendin kanë qenë vota të sinqerta, “por nuk e luan as topi  që tre forcat politike nuk kanë luajtur pastër”.

E pyetur nga gazetarja, se ku gaboi Nisma Thurje, ajo shprehet se veçse një alternativë të re politike, nuk kishin çfarë t’i ofronte qytetarëve.

“Kemi pasur rrjedhje të këtyre njerëzve që na mbështesnin. Kemi ditur t’i mbajmë por nuk kemi patur çfarë t’ju ofrojmë, as vende pune, por alternativë të re politike, 33 projektligje. Ne kemi bërë një fushatë shumë evropiane pa i imponuar njerëzit të na votojnë. Janë 10 mijë njerëz në gjithë Shqipërinë. Jemi partia më e madhe nga më të voglat”, tha Loku.

Në fund të intervistës së saj, ajo dha një mesazh për të gjithë shqiptarët dhe politikanët, “Mos e harroni fshatin, pa fshat nuk ka qytet”.

Kujtojmë që Gerta Loku u bë e njohur për gjithë shqiptarët në shtator të 2017-s, ku si një vajzë e arsimuar jashtë kthehet në Shqipëri, hap fermën e saj në Mirditë dhe ju kërkon politikanëve rrugë, ujë e drita. Gerta e cila përloti shqiptarët me fjalimin e saj emocionues, kërkonte që t’i kushtohej më shumë rëndësi fshatrave, pasi mungojnë dhe kushtet bazë.

 

Të fundit