Flash News

E-TJERA

Kandidon për deputet, minatori Debreshi kërkon besën e dibranëve

Kandidon për deputet, minatori Debreshi kërkon besën e

Elton Debreshi është kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Dibrës i cili po bën fushatë paralelisht me socialistët e demokratët.

Nuk ka para, por ka mbështetjen e nënave, baballarëve dhe bijve të tyre që punojnë në minierë. Nevoja për të punuar e detyroi Eltonin që të hiqte dorë nga shkollimi në moshën 14 vjeçare, për të mbajtur familjen. Ndërsa sot, teksa përfaqëson dhe zërin e shumë binjve dibranë, kërkon besën e tyre për ta ndihmuar që t’i përfaqësojë ata në Kuvendin e Shqipërisë.

Nëpërmjet një videoje ai përshkuan me zë dhe figurë realitetin diban, me pasuritë minerare e ujore që po shfrytëzohen nga disa persona që numërohen sa gishtat e dorës, paraqet gjendjen në të cilën ndodhen spitalet, shkollat si dhe i krahason me jetën që bëjnë politikanët në kurriz të tyre.

Debreshi kërkon besën e dibranit, atë për të cilën ata shquhen.

“Le të flasë Dibra që të dëgjojë Tirana”, shprehet Debreshi.

Debreshi renditet i 13-ti në fletën e votimit për qarkun Dibër. 

Kandidon për deputet, minatori Debreshi kërkon besën e

 

Të fundit