Flash News

E-TJERA

"Kanë filluar vrasjet", paralajmërimi i Topallit: Në 25 prill mund të ketë trazira

"Kanë filluar vrasjet", paralajmërimi i Topallit: Në 25
Jozefina Topalli

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli foli për situatën para-zgjedhore dhe si e parashikon ajo 25 prillin.

Topalli tha për ‘Zgjedhje 2021’ se më 25 prill mund të ketë trazira dhe përpjekje për destabilizim. Sipas saj, forcat e vjetra të politikës janë të gatshme të bëjnë çdo gjë për karrigen e tyre.

Jozefina Topalli: Kanë filluar vrasjet. Edhe rasti i Rinasit, i papranueshëm. Ka dimension politik edhe për të krijuar destabilitet. Këto janë në gjendje për të bërë çdo gjë për karrigen e tyre dhe kjo është e frikshme.

Denis Dyrnjaja: Shkojmë drejt një trazire tjetër më 25-Prill?

Jozefina Topalli: Edhe mundet!

Denis Dyrnjaja: Në çfarë pike mund të shkojmë. Në pikën zero? Se në ’97-ën njerëzit humbën paratë ok, në ’98-ën ishte një vrasje që tronditi vendin.

Jozefina Topalli: Këto janë në gjendje të bëjnë çdo gjë dhe e kanë dëshmuar.

Denis Dyrnjaja: Kush është më i interesuar që të shkojë në këtë pikë. Në pikën zero?

Jozefina Topalli: Unë mendoj se nuk kanë ndryshim me njëri-tjetrin.

Të fundit