Flash News

E-TJERA

Kapen 200 kg kokainë në portin e Durrësit, vinte nga Ekuadori

Kapen 200 kg kokainë në portin e Durrësit, vinte nga Ekuadori
Foto Ilustruese

Një sasi prej 200 kg lëndësh narkotike kokainë është sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit. Ajo është gjetur e fshehur me pako në tavanin e një kontejneri.

Ka qenë skaneri i kontrollit në portin e Durrësit fillimisht që ka sinjalizuar dhe më pas është kryer kontroll fizik. Tavani metalik i dyfishtë i modifikuar i kontenierit është sharruar nga punonjësit dhe më pas është nxjerrë kokaina.

SPAK ka firmosur urdhër arrestet që priten që të ekzekutohen nga momenti në moment, e ndërsa dyshohet se vinte nga Amerika Latine, më konkretisht nga Ekuadori. Ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.

Dy javë më parë në portin e Durrësit u sekuestruan 49 kg kokainë, që ishin fshehur në një kontejner  me banane, porosi e një kompanie në pronësi të babait të Arbër Çekajt.

Të fundit